Përmbyset kamioni në autostradën Tiranë-Durrës, policia dhe ambulanca nxjerrin shoferin, bllokohet lëvizja në njërën korsi

0

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Maminasit, në Durrës. Një kamion është përmbysur në autostradën Tiranë-Durrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, të cilat kanë nxjerrë shoferin nga mjeti, por nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.

Dëshmitë e para të banorëve nga vendngjarja, të cilët thonë se aksidenti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në mallrat, që transportonte kamioni. Ndërkohë, aktualisht është bllokuar tërësisht lëvizja e mjeteve në njërën korsi të autostradës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu