Disa hektarë tokë bujqësore në fshatrat Jagodinë, Muriqan dhe Gjergjan në Elbasan janë nën pushtetin e ujit. Për pasojë të mbjellat e stinës sikundër është lakra belge por edhe të mbjellat e tjera në sera janë dëmtuar. Banorët të keqardhur nga situata e krijuar përgjegjës bëjnë mos pastrimin e kanaleve kulluese nga pushteti lokal.
Pas problemeve të para me motin sektori i emergjencave civile nisi punën për pastrimin e kanaleve kulluese. Aktualisht bëhet me dije se është tërhequr uji në disa banesa që rrezikoheshin në Cërrik.





