Përmbytet Durrësi. Shiu hyn në shtëpitë e banorëve, uji arrin deri në 1 metër

0

Reshjet e shiut të cilat kanë vazhduar që prej mbrejmjes së kaluar vazhdojnë të jenë akoma prezente në vendin tonë. Në orët e mbrëmjes se sotme rrebeshi i shiut ka përmbytur me dhjetëra shtëpi në zonat periferike të qytetit të Durrësit.

Në zonën e Kënetës situata paraqitet e rënduar dhe qytetarët të shqetësuar kanë telefonuar pasi rrezikojnë përmbytjen e banesave të tyre. Uji në disa banesa ka arritur nivelin e 1 metrave pasi reshjet e shiut kanë arritur të mbulojnë katet e para të shtëpive. Disa banorë shprehin dyshimin se hidrovori i Porto Romanos nuk punon.

Dyshohet se shkak për përmbytjet është bërë rrjeti i kanalizimeve që nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të reshjeve duke rritur nivelin e ujit në rrugë, gjë që ka shkaktuar disa orë më parë probleme në lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Situata më problematike u paraqit pranë stacionit të trenit, pranë stadiumit Niko Dovana, si dhe në zonat periferike dhe rrugët që lidhin këto zona me pjesën qendrore të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu