Përndiqte ish-të dashurën 12 vite më të re, shpallet në kërkim ‘i fiksuari’

0

Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurën e tij 12 vite më të re.

“Më datë 11.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim E. K., 34 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij 22-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Tiranës në mënyrë zyrtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu