33-vjeçari nga Korça niset me urgjencë te Trauma, ka marr plagë dhe në kokë

0

 

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku sipas policisë u raportua se 33-vjeçari Marsel Rusi u paraqit i vetëplagosur me armë zjarri në fundshpinë.

Burime bëjnë me dije se 33-vjeçari është trasportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për shkak të gjendjes së rëndur shëndetësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 33-vjeçari ka shenja dhune dhe në kokë, duke ngritur dyshime se nuk kemi të bëjmë me një vetplagosje si në informacionin e dhënë nga policia.

Ka qenë shoku i tij Andi Adri, i cili e ka shoqëruar fillimisht në spitalin e Korçës, për tu transferuar më pas në Tiranë. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu