Përplasen dy automjete, pesë të rinj nisen me urgjencë në gjendje të rëndë drejt spitalit

0

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Rrilës ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur pesë të rinj, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Ata menjëherë janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu