LEZHË- Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Lezhës. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete. Më tej bëhet me dije se nga përplasja janë plagosur 3 persona.
Dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në Ishull- Lezhë janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin T. K., me automjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin J. B.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave dhe shkakut të aksidentit.