Përplasen dy makina në Pogradec, disa të plagosur rëndë, mes tyre një fëmijë

0

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Zërvaskë në Pogradec

Disa persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre edhe një fëmijë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Zërvaskë në Pogradec. Paraprakoisht raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Numri i të plagosurve nuk dihet ende. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy mjetet policie dhe dy auto-ambulanca. Ende nuk dihen shkaqet e ktij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu