Përplasen dy makina në Sarandë, plagoset pasagjerja

0

Sipas Policisë së Shtetit, një automjet tip “Audi” me drejtues të identifikuar me inicialet E. J., është përplasur me një automjet tip “Chrysler”.

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në prën 17:00, në aksin rrugor Fushë Vëri-Sarandë. Sipas Policisë së Shtetit, një automjet tip “Audi” me drejtues të identifikuar me inicialet E. J., është përplasur me një automjet tip “Chrysler”. Si pasojë është lënduar një prej pasagjereve, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Sot, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Fushë Vëri-Sarandë, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E. J, është përplasur me një automjet tip “Chrysler” me drejtues shtetasin Y. B.  Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një prej pasagjerëve në automjetin “Chrysler”, shtetasja S. B., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”,-njofton Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu