Përplasen “kokë më kokë” makinat,humb jetën drejtuesi i njërit mjet, plagosen 2 të tjerë

0

Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotmë në Tapizë të Fushë-Krujës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Informacionet paraprake nga uniformat blu tregojnë së si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jëtën njëri nga drejtuesit e mjeteve, përkatësisht qytetari me iniciale Q. Sh., rreth 60 vjeç, kurse drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet janë dëmtuar.

Ndërkohë, hetuesit e Policisë së Shtetit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 23.07.2021, rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç. Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu