Përplaset kamioni me autobuzin, bilanc tragjik nga aksidenti i fortë

0

Njëmbëdhjetë njerëz u vranë dhe 19 persona të tjerë u plagosën pas përplasjes së një kamioni dhe një autobusi pasagjerësh në Kinën lindore.

Aksidenti ndodhi në orët e para të së Dielës, ku kamioni kaloi ndarësin qendror në mes të një autostrade në provincën lindore të Jiangsu dhe u përplas me një autobus që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke shkaktuar kështu dhe përmbysjen e autobusit.

Përplasja gjithashtu bëri që dy kamionë të tjerë që lëviznin pas autobusit të humbnin kontrollin ndërsa u përpoqën të shmangnin aksidentin, sipas një deklarate nga byroja e menaxhimit të trafikut të Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës, e cila po heton dhe ngjarjen.

Autobusi i pasagjerëve po udhëtonte midis Shangait dhe Jiangsu.

Shpejtësia, kalimi i rrezikshëm, automjetet jo të mirëmbajtura dhe drejtuesit e lodhur janë më shpesh shkaku i aksidenteve të trafikut në Kinë.

Në vitin 2019, kishte rreth 248,000 aksidente trafiku me gati 63,000 vdekje, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu