Përplaset motori me makinën, 2 të plagosur në Sarandë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një automjeti dhe një motoçiklete në një kryqëzim në lagjen nr. 3, të qytetit bregdetar.

Sipas informacioneve të para mësohet se nga aksidenti janë plagosur drejtuesi i motorit dhe shoferi i makinës, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur.

Menjëherë është bërë transportimi i tyre drejt urgjencës së spitalit, ndërsa sipas bluzave të bardha janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu