TIRANË– Ajas (Ilir) Sulejmani është drejtuesi i mjetit që aksidentoi çiftin Vilma dhe Arjan Konomin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh te vijat e bardha në Tiranë. Ai është në arrati, ndërkohë që policia ka ndaluar të afërmit e tij.
‘Reporttv’ raporton se Sulejmani është në kërkim nga autoritetet Angleze për posedim kanabisi dhe trafikim të lëndëve narkotike.
“Sulejmani është 180 kile, me flokë kafe dhe sy kafe. Data e lindjes së tij është 28 tetor 1983” shkruajnë mediat britanike në foton e mëposhtme.