Avokati i 40 vjeçarit paraqiti në seancë si rrethana lehtësuese, mirëkuptimin e familjarëve të fëmijës për aksidentin, dhe faktin që i mituri nuk pati rrezik për jetën.
40 vjeçari që përplasi me gomone një fëmijë në Plazhin e Jonuvrës është lënë i lirë nga Gjykata e Vlorës e cila vendosi që hetimi për aksidentin në det të vazhdojë në masën e arrestit në shtëpi. Ka qenë gjyqtari Hektor Sinanaj ai që mori vendimin.
Avokati i 40 vjeçarit paraqiti në seancë si rrethana lehtësuese, mirëkuptimin e familjarëve të fëmijës për aksidentin, dhe faktin që i mituri nuk pati rrezik për jetën.
Ngjarja për të cilën akuzohet 40 vjeçar u shënua më 18 Korrik rreth orës 17:40 në plazhin e Jonufrës.
Andis Korreshi shkeli kufizimin me bova detare dhe u fut në zonën ku nuk lejohen mjetet lundruese dhe goditi 7 vjeçarin që po notonte ku fatmirësisht i mituri shpëtoi pa dëmtime serioze.
Dy ditë më herët, një çift të rinjsh u plagosën në plazhin e Jalës pasi u goditën nga gomonia e drejtuar nga 37 vjecari Gjergj Priftuli ku siç treguan dhe pamjet e kamerave të sigurisë 37 vjeçari po kryente manovra të rrezikshme me mjetin lundrues larg bregut të detit por humbi kontrollin e mjetit që përfundoi mes pushuesve. Vajza mori lëndime të lehta, ndërsa 31 vjeçari mësohet se i është nënshtruar ndërhyrjve kirugjikale në Spitalin e Traumës pasi ishte në rrezik për jetën.