Kontejneri i “BanaKing” qëndroi në Itali e Marok, kokaina u hoq në portin e Casablancas ose Goia Toauro

0

Prokuroria e Durrësit po verifikon itinerarin që ka ndjekur ngarkesa në dy porte të tjera jashtë Shqipërisë ku ka kaluar tranzit, për të mësuar më shumë rreth ndërhyrjeve që mund të jenë kryer brenda ngarkesës.

49 kutitë me banane të kompanisë “Bana King” janë kthyer në kryefjalën e ditëve të fundit. Detaje të reja janë mësuar lidhje me itinerarin para se të mbërrinte nga Ekuadori në portin e Durrësit, rezulton të ketë qëndruar në zonat e tranzitit, në dy porte të tjera në Afrikë dhe Itali.

Gazetari Elton Qyno, shkruan për “Ora News” se janë bërë dy ndalesa në shtete të ndryshme, ka dyshime se mund të jetë hapur edhe në Itali ose në Marok. Sipas burimeve, kontejneri që rezultoi i hapur dhe me plumbçe të dëmtuar, kishte 49 arka të mbushura me kokainë me një sasi të përafërt mbi 1 kg. Por ka dyshime se mund të jetë hapur në Casablanca, ku ka qëndruar në zonë tranziti. Megjithatë nuk ka qenë pikë ndalimi i vetëm. Ngarkesa ka ndaluar edhe “Goia Toauro”, ku sërish ngarkesa e porositur nga biznesmeni Trifon Murataj, ka qëndruar në zonë traziti.

Këto dyshime vijnë pas precedentit të rastit të parë, ku në dhjetor 2021 në një kontejner të “Bana King” u sekuestruan 119 kg kokainë. Kontejneri i “Bana King” ishte hapur në portin italian të “Goia Toauro”, duke ju dëmtuar vulat sigurisë dhe më pas hequr një pjesë e konsiderueshme e arkave.

Si u zbuluan 49 kutitë që mungonin në konteinerin e “BanaKing”? 

Një ngjarje e çuditshme dhe e dyshimtë ndodhi pasditen e të dielës, kur u raportua se në një konteiner të nisur nga Ekuadori mungonin 49 kuti. Konteineri i deklaruar se ishte mbushur me banane i përkiste kompanisë “BanaKing” në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj. Banaking është kompania që iu kapën në dhjetor të 2021-ës një sasi rekord prej 117 kilogram kokainë. Ngjarja e të dielës është e paqartë pasi konteineri u gjet i hapur, ndërsa protokolli i administrimit nga Dogana nuk u ndoq. Konteinerit i mungonin elementët e sigurisë dhe pa plumb si dhe nuk u vendos në zonën e riskut.

Autoritetet dyshojnë se kutitë e marra nga konteineri ishin të mbushura me kokainë dhe për shkak të pikasjes nga agjentët e anti-drogës janë hequr nga konteineri para se të kalonin në skaner. Për këtë ngjarje u arrestuan tre persona, dy shoferë të kamionit dhe administratori i kompanisë “Zico”, Marson Murataj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu