Përplasi punëtorin e rrugës qëllimisht me makinë, gjykata lë në burg 67-vjeçarin

0

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 67-vjeçarin Ded Doçi, i cili u arrestua nga policia, pasi tentoi të vrasë me makinë një punëtor të firmes mirëmbajtëse të rrugës së kombit, duke e lënë të plagosur.

Në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se 67-vjeçari ka pranuar faktin se ka patur konfikte mbi pronësinë e tokës ku po punonin punëtorët, por ka mohuar ta ketë përplasur qëllimisht me makinë punëtorin Nazmi Halila, duke e konsideruar ngjarjen aksidentale.

Por pavarësisht pretendimeve të tij, gjyqtari Jak Ndoka pranoi kërkesen e prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masen e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin Ded Doçi, për vepren penale te “Vrasjes” e mbetur në tentativë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu