Përplasja e bizneseve me Policinë, reagon Presidenti Meta: Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë!

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme për shoqerimet e dhunshme që i bëri Policia mbrëmjen e djeshme përfaqësuesve të tre bizneseve në Vlorë, mes tyre një grua.

Meta e quan të papranueshme, të pajustifikueshme dhe të dënueshme dhunën ndaj sipërmarrësve dhe në vecanti ndaj grave dhe vajzave.

Presidenti i bën thirrje policisë dhe autoriteteve që të tregojnë ndjeshmërine e duhur ndaj shqetësimeve të bizneseve.

Duke theksuar se protestat janë një e drejtë e garantuar me ligj, Presidenti deklaroi se Vlora nuk e meriton kurrsesi një trajtim të tillë.

Postimi:

Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor.

Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta.

Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.

Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqert dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu