Përplasja me Berishën/  këshilltari gjerman i kërkon Bashës dorëheqjen për 3 arsye

0

Kundër kreut të PD Lulzim Basha në betejën me Sali Berishën është pozicionuar edhe këshilltari i tij Martin Henze. Ky i fundit përmes një postimi në “Twitter” i ka kërkuar Bashës të dorëhiqet për 3 arsye. Sipas tij ai ka shkelur statutin, ka bërë marrëveshje me Ramën dhe për afera në SHBA.

“Më e rëndësishmja, kryetari jep dorëheqjen për shkak të veprimeve të tij të paligjshme javën e kaluar, marrëveshjes me Ramën dhe transaksionit ilegal financiar në SHBA, e ndjekur nga një fotografi me Trump”, shkruan Henze.

Ishte vetë Berisha ai që e akuzoi fillimisht Bashën se po bashkëpunonte me Ramën kundër tij. Dy ditë më parë krah Berishës nga “Foltorja” e tij në Durrës kjo akuzë kundrejt Bashës është përforcuar nga aktivistja Evi Kokalari. Kokalari e akuzoi kryedemokratin se e ka përjashtuar Berishën nga partia për të mbyllur dosjen e tij të lobimit rus në sHBA si dhe artikuloi se ka paguar mbi 1 milion euro për një fotografi me presidentin e atëhershëm të SHBA Donald Trump.

Përjashtimi i Berishës nga partia është bërë me dije nga Basha një ditë përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar, ku gjatë një deklarate nga zyra e tij tha se e ka përjashtuar derisa në përfundim të betejës ligjore të ishkryeministrit kundër sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu