Një nga logot më të famshme në botë/ Si arriti përdoruesja e Tik-Tok të bindte McDonald’s?

0

Të gjithë e njohim logon e McDonald’s, një nga më të famshmet në botë, e njohur si “harqet e artë”.

Një përdoruese e TikTok, Emily Zugay, vendosi ta përdorte diplomën e saj si dizajnere duke sjellë modele të përmirësuara të logove të kompanive të njohura, si Starbucks apo Apple.

Të shumtë qenë kompanitë në TikTok që vunë re rikrijimet e saj ikonike. Disa kompani – si Adobe, Tampax, Nascar dhe Tinder – komentuan duke i kërkuar që të përpunonte logot e tyre. Mes tyre komentoi edhe llogaria e McDonald’s në TikTok. Kaq u desh.

Emily nisi nga puna. Për të, “harqet e arta” dukeshin si gjunjë, ndaj i hoqi fare. “Unë nuk dua të mendoj për gjunjtë kur ha McChicken,” shkroi ajo.

Emily më pas prezantoi logon e re, ku në vend të M-së, dizajnerja theksoi O-në. Madje ndryshoi edhe emrin në McDoalds.

Kompania e miratoi logon e re të përkohshme dhe e vendosi në të gjitha rrjetet sociale, ndonëse tani gjendet vetëm në TikTok.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu