Përplasje fizike në kampionatin e femrave, ndërhyn policia

0
Screenshot

 

Ndeshja mes Partizanit dhe Gramshit, e zhvilluar të shtunën, është karakterizuar nga tension i lartë gjatë gjithë lojës. Në minutat e fundit, situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi një provokim nga njëra prej lojtareve të Gramshit ka shkaktuar reagimin e dy motrave Gashi nga Kosova, të cilat janë përfshirë në një sherr fizik.

Përpjekjet e lojtareve të tjera për të ndalur përplasjen nuk kanë mjaftuar, duke bërë që takimi të ndërpritet dhe të kërkohet ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën.