Përplasje me policinë Bashkiake/Tregtarët e Belshit sërish në protestë për tregun

0

Tregtarët e Belshit dolën sërish në protestë këtë të shtunë për të kundërshtuar spostimin e tregut nga qyteti drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit.

Por pamja që u hasën këtë mëngjes ishte bllokimi i rrugës së tregut me blloqe betoni. Kjo solli përplasje mes tyre dhe policisë bashkiake.

Edhe pse ditë pazari as sot tregtarët nuk dolën në punë , teksa ripërsëritën kërkesat e tyre për ndërtimin e një tregu në periferi të qytetit të Belshit, pasi atje ku i ka çuar Bashkia thonë se nuk ka hapësirë dhe nuk ka blerës.

Në mbështetje të tregtarëve ishte edhe këshilltarja e djathtë Nertila Uruçi.

Ajo thotë se projekt-vendimi në Këshillin Bashkiak u ka ardhur vetëm për spostimin e gjësë së gjallë dhe të tregut të fruta-perimeve dhe jo atë industrial.

Të vendosur tregtarët thonë se do ti vijojnë protestat e tyre deri në premtimin e një zgjidhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu