Përplasje mes tifozëve shqiptarë dhe polakë, ndërhyn policia (Video)

0

SHQIPËRI- Shqipëria është gati të luajë ndeshjen vendimtare për të arritur në playoff të kualifikueseve për Kupën e Botës Katar 2022. Në “Air Albania”, në orën 20.45, kuqezinjtë do të sfidojnë Poloninë e Lewndowskit që ka një pikë më pak, por na ka mposhtur 4-1 në Varshavë. Në stadium do të jenë 20 mijë tifozë të pranishëm, ndërsa nuk do të mungojnë as tifozët polakë.

Kur na ndan vetëm pak konë nga nisja e sfidës, të dy tifozeritë janë përplasur me njëra-tjetrën. Para presidencës një grup tifozësh shqiptarë janë sharë dhe ofendur me disa polakë që ishin të pranishëm.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmat që situata të mos agravonte më shumë dhe që mos të kishte përplasje fizike mes tifozerive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu