Përplasjet për Portin e Durrësit, Rama publikon artikullin: Kompania e Alabbar është mirëpritur në Kroaci, do ndërtojë “Manhatanin e Zagrebit”

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi projektin e Portit të Durrësit. Kreu i qeverisë ka publikuar në Twitter një artikull të BIRN ku tregohet se kompania “Eagle Hills” do të ndërtojë “Manhatanin e Zagrebit” në Kroaci.

Rama shkruan se kjo është e njëjta kompani e Muhammed El Alabbar e cila do të ndërtojë Portin e Durrësit.

Sipas kryeministrit, projekti në Kroaci është me një vlerë sa 1/4 e asaj të Durrësit dhe sërish konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat.

Postimi i Edi Ramës:

“Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu