“Për’puthen” befason sërish! Murati pret të bëhet baba

0

Murati është një ndër konkurrentët e shumëpërfolur në “Për’puthen” që prej hyrjes së tij në program.

Pas përfundimit të njohjes me Sindin, ai u deklarua vetëm për Olën, por janë ngritur dyshime të forta për një lidhje të Muratit jashtë programit.

Ishte Ola ajo që fillimisht, solli foto të një vazje që kishte pikturuar në thonjtë e saj emrin e biznesit të Muratit, por ai e përgënjeshtroi menjëherë këtë lajm.

Burime për mediat, shprehen se Murati është në një lidhje jashtë “Për’puthen” dhe madje së shpejti pret të bëhet baba.

Asgjë nuk është vërtetuar ende, na mbetet vetëm të presim deklaratën e Muratit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu