Përroi i Zaranikës , rrezik për përmbytje në Elbasan

0

Reshjet e fundit intensive të shiut nxorrën në pah problematiken e përroit të Zaranikës në Elbasan. Gazetarja e Infoweb Media, Entela Duka, informon se zgavra të mëdha janë krijuar në të dyja anët e argjiratuës, por më e dukshme është ajo pranë dy urave ku kalojnë këmbësor e mjete.

Edhe pse intensiteti i reshjeve këtë të hënë ra problem mbetet rikthimi i tyre dhe mospërballimi i ujit nga shtrati i përroit. Rreth tre vite me parë Bashkia e qytetit me Bordin e Kullimit kanë bërë disa riparime të pjesshme duke riparuar 3 prej tyre por kjo nuk mjafton.

Përroi i Zaranikës ka dhe 5 vende të tjera,të cilat kanë nevojë urgjente për ndërhyrje. Të shqetësuar shprehen për rrezikun që mbart banorët në Elbasan. Ata kërkojnë investime serioze në mënyrë që të mos ketë rrezikshmëri.

Një ditë më parë si pasojë e reshjeve uji u përhap në trotuar ndërsa të majtë e të djathtë teksa inspektuan problematikën akuzuan njërë- tjetrën për mungesë vëmendjeje me investime. Sakaq vite më parë, Bordi i Kullimit i kërkoi qeverisë Shqiptare 5 milion € për ndërtimin e digës.

Mbi bazën e këtij investimi,përmbytja e zaranikës do të merte fund një herë e përgjithmonë ,por ky fond asnjëherë nuk u dha nga qeveria Shqiptare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu