Është përshkallëzuar situata nga zjarri në tregun e rrobave në zonë e “5 Majit” në Tiranë. Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi raportoi se në orët e mbrëmjes flakët e zjarrit janë bërë më intensive dhe janë afruar pranë banesave të zonës.
Rreth 15 automjete zjarrfikëse dhe 70 trupa personel që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit dhe tymit të dendur, banorët e pallateve përreth janë evakuuar nga banesat e tyre.
Dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe tregtarë që shesin në këtë treg ndodhen në vendngjarje dhe po ndjekin nga afër situatën që nga pamjet duket dramatike.





