Idërguari presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misioni speciale, Richard Grenell ka uruar Kosovën për 17-vjetori ne Pavarësisë.
Në reagimin e tij, Grenall ka folur për Hashim Thaçin, të cilin e ka cilësuar si e ka cilësuar si “atin themelues të shtetit të Kosovës”. Ai shton se Thaçi mbahet padrejtësisht i burgosur dhe se sot do duhet të ishte duke festuar në Hagë.
Ai shkruan se “europianët kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”.
“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë një festë të gëzueshme dhe të sigurt në 17 vjetorin e pavarësisë së tyre. Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie, për shkak të politikës. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund.”- thuhet në mesazhin e Grenell.