Pesë fëmijë “tepër”, familja kineze paguan gjobën prej 127 mijë eurosh

0

Një çift kinez kanë paguar me kënaqësi çmimin për numrin e fëmijëve që është më shumë se dy, pasi sipas tyre familja që kanë krijuar është e përsosur.

Ata kanë sfiduar politikën e dy fëmijëve të qeverisë kineze, që gjobit të gjithë ata që shkelin këtë rregull.

Familja Zhang i ka paguar qeverisë vendore 127 mijë euro në formën e “taksës së mbështetjes sociale” – faktikisht një gjobë – për shkak se kanë më shumë fëmijë se numri i lejueshëm në Kinë.

Nëse ata nuk do të kishin paguar këtë gjobë, fëmijët – pesë djem dhe dy vajza të moshës nga 1 deri në 14 vjeç nuk do të mund të merrnin dokumentetet e tyre të identitetit. Çifti menaxhon një fabrikë veshjesh, një dyqan bizhuterish dhe një qendër bukurie në jug të Kinës.

Deri gjashtë vjet më parë, pjesa më e madhe e grave në Kinë mund të kishin vetëm një fëmijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu