Pesë ngarkesa në tre muaj nga Ekuadori në Shqipëri! Si e sollën trafikantët kokainën duke e fshehur në kapakët e motorëve frigoriferikë të konteinerëve

0

DURRËS

Zbardhen detaje të reja nga sasia e kokainës i kapur sot në Portin e Durrësit, e cila është gjetur sërish në konteinerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Është e pesta herë radhazi, që nga muaji korrik i këtij viti, që policia kap sasi kokaine të ardhura nga Ekuadori, pikërisht nga konteinerët e kësaj kompanie.

Ditën e sotme, policia njofton se ka sekuestruar sasinë prej 10 kg e 185 gramë kokainë, , trafikantët e kishin fshehur në kapakët e motorëve frigoriferikë të konteinerëve me banane.

Gazetarja Haxhiaj thekson se konteinerët kanë mbërritur pak ditë më parë në Portin e Durrësit. Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije për gazetaren Haxhiaj se të gjithë konteinerët që mbërrijnë për llogari të kësaj firme, i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se kemi të bëjmë me një grup kriminal, që vijon të sjellë në vendin tonë sasi të ndryshme kokaine me kontenierë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu