“Pësoi atak kardiak!” Si ndërroi jetë notari shqiptar 24-vjeçar

0

Sporti shqiptar sot është në zi, pasi u shua në moshën 24-vjeçare notari Klavio Meca. Lajmin e njoftoi KOKSH.

Presidenti i KOKSH-it Viron Bezhani u shpreh se Meca pësoi një atat kardiak sapo doli nga një lokal në Amerikë, ku ishte me disa shokë.

“Një lajm i hidhur për sportin shqiptar. I shpreh ngushëllimet familjes. Klavio Meca ishte në Amerikë me disa shokë për qejf. Sapo ka dalë nga një lokal ka pësuar atak kardiak.

Ishte një djalë mjaft pozitiv dhe sportist i talentuar. Vetëm fjalë të mira dëgjoja për të. Largimi i tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për sportin shqiptar”.

Klavio Meca ka pasur një sërë arritjesh sportive mes tyre në Budapest të Hungarisë vendosi një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu