Pësoi infarkt teksa qëndronte në breg të detit, vdes një grua në Vlorë

0

Një 54 vjeçare me inicialet I.Y ka ndërruar jetë ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se ndërsa po qëndronte në breg të detit, e ndjera ka pësuar infarkt. Menjëherë është transportuar për në spital por fatkeqësisht pa mundur të mbijetojë.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasja I. Y., 54 vjeçe, banuese në Tiranë, duke qëndruar në breg të detit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu