“Pi edhe vetë ndonjë vizë”/ Publikohen përgjimet e agjentit dhe të arrestuarit nga megaoperacioni në Elbasan

0

Është publikuar dosja hetimore e megaoperacionit në Elbasan me 45 të ndaluar.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel shihet se është një agjent i infiltruar brenda grupit kriminal, që ka marrë dy qese kokainë prej 0.7 gramësh nga Hekuran Gjeli, njëri prej të arrestuarve. Bazuar në përgjimet e policisë, pasi ai ka marrë sasinë e drogës ata kanë biseduar me njëri tjetrin, ku Gjeli e ka pyetur nëse i ka pëlqyer kokaina.

Bazuar në përgjimet e policisë, pasi ai ka marrë sasinë e drogës ata kanë biseduar me njëri tjetrin, ku Gjeli e ka pyetur nëse i ka pëlqyer kokaina.

PËRGJIMET

Gjeli: Hë ka dal e mirë?

Agjenti “K”: E mir ishte vlla.

Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj të zgjedhme nuk mar kot.

Agjenti “K” :Jo ishte i mirë me verte ky.

Gjeli: në përgjithsi e zi a kupto.

Agjenti “K”: Dilte e fuqishme fare.

Gjeli: Na e la hajt të rujt zoti.

Agjenti: Hajt.

Çfarë është Megaoperacioni ‘Rrjeti’?

Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore në gjykatën e Elbasanit për të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Rrjeta’, për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Prokuroria e Elbasanit ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për 45 të arrestruarit nga operacioni anti-drogë, tre ditë më parë.

Burime bëjnë me dije se prokuroria ka kërkuar 37 masa arresti me burg, 5 arrest shtëpie dhe 3 persona detyrim paraqitje . Mësohet se 7 persona janë shpallur në kërkim.

Kujtojmë se nga ky megaoperacion u goditën katër grupe kriminale të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd.
Në pranga kanë ranë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale.