Numri i të rinjëve ,madje dhe fëmijëve të cilët po shfaqin probleme me zemrën po rritet edhe në qarkun e Elbasanit .Ndërsa shkaqet po shtohen ,mjekët specialist,por dhe ata që punojnë me këto grup mosha përgjegjës ndër të tjera bëjnë edhe përdorimin pa kriter të pijeve energjike.Me shqetësim për konsumimin e pijeve energjike te moshat e reja shprehen edhe drejtuesit e shkollave në Elbasan.Drejtorja e shkollës “Qamil Guranjaku” Anila Çota thotë se konsumimi i pijeve energjike po ndikon në gjendjen shëndetësore dhe akademike të fëmijëve.
Madje Z.Çota përmend edhe rastet kur fëmijëve u ka rë në të fikët në shkollë si pasojë e përdorimit të këtyre pijeve pa konsumur ushqim.
Gjithnjë e më shumë kërkohet bashkëpunimi me prindërit të cilët duket se nuk po bëjnë mjaftueshëm përballë sfidës së prindërimit./Infoweb Media