Pijet energjike “shkatërrojnë “zemrën e të rinjve dhe fëmijëve në Elbasan

0

Numri i të rinjëve të cilët po shfaqin probleme me zemrën po rritet edhe në qarkun e Elbasanit ku specialistët e shëndetësisë thonë se tashmë grupmosha nga 20 deri në 40 vjeç po bëhen pacientë kronik. Sipas kardiologëve të spitalit të Elbasanit 3 janë faktorët kryesor që po dëmtojnë jo vetëm zemrën por edhe shëndetin në përgjithësi.Jeta sedentare, konsumimi i alkoolit dhe pijeve energjike dhe konsumimi i lëndëve narkotike.
Mjeku thotë se në shumë raste në urgjencën e kardiologjisë janë paraqitur edhe të rinjë të moshës 20 vjeç me takikardi si pasojë e abuzimit kryesisht me pijet energjike.
Nga ana tjetër bota moderne po përballet me një sëmundje që kërcënon miliona jetë në të gjithë globin, obeziteti. Konsumimi i ushqimeve të shpejta dhe të skuqura për një kohë të gjatë çon në probleme me kolesterolin e si rrjedhojë në shfaqen e problemeve me aparatin kardiak.Për të rinjtë që të gëzojnë një zemër të shëndetëshme apelohet për aktivitet fizik ose sportiv ndërsa për të moshuarit mjekët përsërisin thirrjen për ecje në natyrë.