Pjerin Ndreu padit Mark Markun, kërkon të dëmshpërblehet me 5 mln lekë

0

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, ka paditur në gjykatë deputetin e zgjedhur të Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Mark Marku, në lidhje me deklaratat e bëra nga ky i fundit se nga zyrat e kryebashkiakut janë shpërndarë para për blerjen e votave.

Në padi, paditësi (Pjerin Ndreu)  kërkon një dëmshpërblim prej 5 milionë lekësh për dëmin e shkaktuar si pasojë e të pavërtetave të thëna.

Deklartata e Mark Markut në Opinion/ Objekt i padisë: Blerja e votës. Blerje përmes fondeve publike. Në qarkun e Lezhës janë investuar 20 milionë euro për tërmetin përmes të cilave është tentuar të blihet vota sepse janë shpërndarë në mënyrë preferenciale. Jepi 5 milionë lekë dikujt që i është dëmtuar shtëpia nga tërmeti, dikujt 20 milionë, dikujt një apartament. Aty në Laç ne do kishim marrë më shumë vota. Manipulimet kanë funksionuar atje ku diferenca është e vogël. Ne mund të kishim shkuar drejt mandatit të gjashtë në Lezhë nëse nuk do kishte manipulime. Administrata ka qenë në funksion. Janë futur në punë ditët e fundit për vota. Legalizimet kanë qenë në funksion të votës. Janë shpërndarë para nga zyra e Pjerin Ndreut plus bandat që i kanë pasur në dispozicion.

Pas këtyre akuzave në studio, ndërhyri kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, i cili i dërgoi një mesazh moderatorit të emisionit duke paralajmëruar Mark Markun se do ta hidhte në gjyq. Padi e cila u depozitua ditën e sotme.

I thuaj Markut që bëri një deklaratë paskrupullt dhe do shihemi në gjyq”, citoi Blendi Fevziu Pjerin Ndreun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu