Vrasja e Altin Balliut, dënohet me 25 vite burg Olger Mustafa

0

Korçë: Çështja e vrasjes së Altin Balliu, jepet vendimi 25 vite burgim per Olger Mustafen. Ngjarje e ndodhur në 2019.

Gjykata e Korces  ka vendosur sot per kete ceshtje kualifikimin e vepres penale nga neni 76 ne nenin 78 duke rrezuar kerkesen e kualifikimit te prokurorit dhe ne perfundim vendosi deklarimin fajtor te te pandehurit Olger Mustafa per vepren penale referuar nenit 78. 20 vite burgim per vepren penale vrasje me paramendim dhe 5 vite per vepren penale armembajtje pa leje ne total 25 vite heqje lirie.
Ne nje kalvar te gjate seancash gjyqesore lidhur me kete ceshtje prokurori Edmond Shytko e ka vleresuar kete vrasje si nje vrasje me dashje referuar nenit 76 te kodit penal pavaresisht se me heret gjykata kishte urdheruar te kualifikonte vepren penale si vrasje me paramendim.

Ne perfundim te seances se sotme ku gjykata shpalli vendimin me 25 vite burgim per Olger Mustafen. Familjaret te perfaqesuar nga avokati Suad Idrizi pritet ushtrojne te drejten e ankimimit tek ILD dhe KLP.

Sipas burimeve, në seancë familjarët kanë thënë se sot Shytko nuk ka qene i pranishem ne seance pasi duke pasur frike nga ndonje arrestim i mundshem ai eshte larguar para disa ditesh drejt SHBA.
Ne perfundim te diskutimeve te seances se sotme avokati Idrizi ka bere me dije gjykates  se procesi gjyqesor ka qene me te meta pasi nese kryhej nje eksperiment hetimor kualifikimi i vepres penale do ishte i rregullt dhe i drejte duke denuar me burgim te perjetshem Mustafen i cili ne diten e vrasjes duhet te ishte nen kontrollin e sherbimit te proves pasi vuante masen arrest shtepie fakt ky qe sipas avokatit dhe familjareve nuk eshte marre parasysh nga palet ne kete proces.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu