Pjesë e grupit që vrau ish-policin e Antidrogës “Doda” në Elbasan, ekstradohet nga Britania shqiptari!

0

Një 34-vjeçar i dënuar për vrasje në Shqipëri, është ekstraduar mëngjesin e sotëm nga Britania e Madhe, ku ishte vënë në pranga pak kohë më parë.

Donald Hoxha, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë, ‘Arrest me burg’, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municionit”.

Ai akuzohet se në datën 22.07.2009 në qytetin e Elbasanit në bashkëpunim me shtetasit Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, kanë vrarë me arme zjarri shtetasin, Roland Rexhepin.Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë Interpolit, me Interpol Mançester/ Mbretëria e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tij në Angli, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Rexhepi, i njohur ndryshe edhe si “Doda” u ekzekutua me dy armë tip kallashnikov mëngjesin e 22 korrikut pranë banesë së tij teksa po shkonte te parkingu ku kishte makinën.Rexhepi ka mbajtu detyrën e shefit të antidrogës në Elbasan.

Ngjarja e rëndë u pa nga dhjetra banorë të lagjes “Vullnetari”, të cilët sapo kishin dalë nga shtëpia atë mëngjes, për të shkuar drejt punës së tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu