Pjesë e vrasjes së Ardian Nikulajt, gjykata britanike lë në burg tre të arrestuarit për ekzekutimin e biznesmenit në Shëngjin

0

Mediat britanike kanë raportuar se tre persona të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit shqiptar në Shëngjin Ardian Nikulaj, kanë dalë para gjykatës britanike për t’iu caktuar masa e sigurisë.

Edmond Haxhia, 37 vjeç, Steven Hunt, 49 vjeç dhe Thomas Mathin, 35 vjeç, akuzohen për atentatin ndaj 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në lokalin e tij, Coral, në Shëngjin të Shqipërisë, ngjarje e cila besohet se ndodhi si pasojë e gjakmarrjes.

Hunt, Haxhia dhe Mathin u paraqitën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Westminsterit pas një urdhër-arrestit nga Shqipëria për ekstradimin e tyre. Të treve iu është caktuar masa e paraburgimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu