Një ngjarje e rëndë raportohet nga Podujeva, ku dy persona janë plagosur me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti”. Lajmi u konfirmua edhe nga policia kosovare, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. Autori është arratisur menjëherë nga vendi i ngjarjes, madje ka qëlluar edhe ndaj policisë.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti tha:
Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga personi i dyshuar, i njohur për policinë, janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të personit të dyshuar, i cili në ikje e sipër ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët detyrimisht i janë përgjigjur në mënyrë të njëjtë. Aktualisht, hetuesit policorë janë në kërkim të personit të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin.