Plagosen dy të rinj në Sauk, të afërm të kandidatit për deputet të LSI-së

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sauk, ku dy të rinj janë plagosur me thikë.

Mësohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë identifikuar si Roland dhe Oltjan Doka të afërm të kandidatit për deputet në radhët e LSI, Klodian Doka.

Sipas informacioneve dy të rinjtë janë konfliktuar me disa persona ende të paidentifikuar pranë xhamisë. Pas sherrit mësohet se janë nxjerrë edhe armë zjarri.

Burime bëjnë me dije se autorët janë larguar me dy automjete të ndryshme, të tipit “Benz” dhe “Audi”.

Të rinjtë e plagosur janë dërguar në spitalin e Traumës ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu