Plagosen me thikë një 32 vjeçar në kërkim babë e bir në Tiranë

0

Babë e birë janë shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen se gjatë mbrëmjes së djeshme të kenë qëlluar me thikë një 32-vjeçar.

Sipas policisë, në kërkim janë G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, sepse në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, për motive të dobëta në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë goditur me thikë E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 04.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve (atë e bir), G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, sepse në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, për motive të dobëta në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë goditur me mjet prerës shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu