Presidente në Kosovë/ Rama uron Vjosa Osmanin: Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin

0

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot poërmes një postimi në Tëitter presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin.
Teksa i ka uruar punë të mbarë dhe të suksesshme për popullin, kreu i qeverisë shqiptare thotë se zgjedhja e kreut të shtetit në Kosovë “garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës”.

“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu