Plagoset kreu i PD-së në Korçë/ Goditet me shishe nga sekretari i një grupseksioni pas debatit

0

Kryetari i PD-së në Korçë, Devis Osmani është plagosur nga sekretari i një grupseksioni të Partisë Demokratike.

Pak minuta më parë, mësohet se kryetari Devis Osmani, është konfliktuar me Eduart Topallin, i cili e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënë të plagosur.

Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë. Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës.

Ndërkohë që edhe policia pritet të kryejë veprimet për këtë rast dhe zbardhjen e rrethanave.

Eduart Topalli, autori i plagosjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu