Plagoset me armë gjatë natës i riu

0

Një plagosje me armë ka ndodhur pak pas mesnate në Kavajë.

34-vjeçari me inicialet SH.SH ka mbetur i plagosur, ndërsa policia ka shpallur në kërkim bashkëmoshatarin e tij, që dyshohet të jetë shtetasi me inicialet E.S.

Nuk dihet ende rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që i plagosuri sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu