Plagoset me armë zjarri një 51-vjeçar (Emri)

0

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë pasdite në qytetin e Dibrës.

Si pasojë ka mbetur i plagosur 50-vjeçari Faik Zeqja. Nga informacionet e para mësohet se i plagosuri është qëlluar në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave.

Dibër/ informacion paraprak

Rreth orës 18.00, në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se është plagosur në pjesën e këmbës shtetasi F. Z., rreth 51 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu