Plagoset me armë zjarri një person

0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Korçës pak më parë dhe nga informacionet paraprake raportohet për një person të plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë martenitetit të vjetër në lagjen numër 5 të qytetit.

Burime bëjnë me dije se personi identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është plagosur në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ai është dhunuar fizikisht përpara se të goditej me armë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar me urgjencë drejt vendngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë i policisë: Korçë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 5, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu