Një person ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Triportit të qytetit bregdetar.
Personi i plagosur është dërguar në spitali, ndërsa nuk dihet gjendja e tij.
Policia ka ndaluar një të dyshuar, të cilit mësohet se i është gjetur dhe një armë.
Ende nuk dihet identiteti i dy personave, të plagosurit dhe autorit të dyshuar.