Plagoset me armë zjarri punonjësi i Gardës së Republikës

0

Një punonjës i Gardës së Republikës është paraqitur ditën e sotme në spital i plagosur me armë zjarri.

Policia e Tiranës bën me dije se 28-vjeçari dyshohet të jetë vetëplagosur me armën e shërbimit.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu