Plagoset në këmbë pronari i një fasonerie

0

 

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Fushë-Krujë. Siç raporton gazetari Ahmet Zani i plagosur ka mbetur Arben Dedej, pronar i një fasonerie.

Ndërkaq, policia njofton se shkak i përplasjes me armë dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit. I plagosuri ndodhet në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Policia po vijon me krehjen e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu