Plagoset rëndë një person në bazën ushtarake të Pashalimanit. Njoftimi i policisë

0

Një 57-vjeçar me banim në Lezhë është lënduar teksa lyente me bojë një anije në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Baza e Pashalimanit është vizituar sot dhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila u ndal në një deklaratë dhe në qytetin e Vlorës.

Nuk dihet nëse incidenti me një të plagosur rëndë në Pashaliman ka ndodhur para apo pas vizitës së saj në bazën ushtarake, e cila ka mirëpritur dhe trupa nga vende aleate të NATO-s.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 12:20, në “Pashaliman”, Orikum, shtetasi P. L., rreth 57 vjeç, banues në Lezhë, duke lyer një anije, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu